Die bayerische Wirtschaft

Bitte geben Sie Ihre Login-Daten ein

Passwort vergessen?

Sie haben keine Login-Daten?

Login-Daten beantragen

vbw- zyra ndërlidhëse në Tiranë

Nëpërmjet zyrës lidhëse të Vbw në Tiranë, ne perfaqësojmë interesat e ekonomisë bavareze në Shqipëri, dhe mbështesim kompanitë bavareze dhe ato shqiptare që të lidhin kontaktet biznesi. Zyra lidhëse në Tiranë së bashku me Selinë qëndrore të vbw në Mynih janë ura lidhëse midis Bavarisë dhe Shqiperisë, me qëllim që së bashku me qeveritë perkatëse te nxisin tregtinë dhe shkëmbimet ekonomiko-politike.

Kontakt
 Donatela Sadriaj
Donatela Sadriaj
Leiterin des Verbindungsbüros in Tirana
Telefon +355 (0)4-562 70-03 +mobil+ +355 (0)69-202-4303

Ne iu mbështesim dhe iu këshillojmë

1. Promovimi i bashkëpunimit ekonomik

Shoqërimi i kompanive bavareze për investimet dhe hapjen e bizneseve në Shqipëri.

  • Kontaktet me autoritetet, bankat, dhomat tregtare dhe shoqatat;
  • Mbështetja dhe shoqërimi gjatë proçesit të rregjistrimit dhe hapjes së bizneseve;
  • Konsulta dhe këshillime ligjore (e drejta e punës, e drejta e sigurimeve shoqërore, e drejta tatimore, faturimet, sigurimet etj.);
  • Mbështetje në procesin e kërkimit të vendndodhjeve, hapësirave dhe personelit;
  • Shoqërimi i delegacioneve;
  • Aktivitete informative.

Promovimi i tregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Bavarisë.

  • Kontakte me autoritetet, bankat, dhomat dhe shoqatat;
  • Paraqitjet e përbashkëta në panaire;
  • Organizimi i dialogut ndërmjet sektoreve;
  • Aktivitete informative.

Promovimi dhe kultivimi i shkëmbimit ekonomik-politik.

  • Aktivitete informative.

2. Promovimi i arsimit profesional dhe kualifikimeve

Kualifikimi i të rinjve, si dhe i punëtorëve dhe i punonjësve të specializuar në Shqipëri dhe Bavari.

  • Bashkëpunim me shkollat profesionale;
  • Bashkëpunim me qëndrat e kualifikimit;
  • Zbatimi i programeve të përshtatshme sipas nevojës së grupeve profesionale.

Ofertat për kualifikim në Shqipëri.

  • Qëndra arsimore e ekonomisë bavareze (bbw) e. V.;
  • Shkolla e lartë e ekonomisë bavareze HdBW;
  • Partnerë të jashtëm.

Ofertat për kualifikim në Bavari.

  • Qëndrim jashtë shtetit në shkollat e larta bavareze;
  • Qëndrim jashtë shtetit në shkollat profesionale bavareze;
  • Qëndrim jashtë shtetit (praktikë) në ndërmarrjet bavareze;
  • Bursa të vbw.

3. Prespektiva te punësimit te specialistëve dhe fuqisë punëtore nga Shqipëria në Bavari

Punësim për një periudhe kohore të kufizuar.

  • Kërkimi i një vendi pune të përshtatshëm, i cili përputhet me kërkesat e aplikantëve shqiptarë dhe me kërkesat e punëdhenësve në bavari;
  • Emigracioni i fuqisë punëtore të kualifikuar (sipas rregullores në fuqi për ballkanin perëndimor).

Mbështetje gjatë procesit të kryerjes së proçedurave të nevojshme për marrjen e lejes së qëndrimit.

  • Mbështetje gjatë aplikimit për lejen e qëndrimit;
  • Mbështetje për të vërtetuar rregullsinë e dokumentave që duhen dorëzuar dhe rrespektimi i afateve të dorëzimit;
  • Mbeshtetje gjatë proçesit të njohjes së diplomave;
  • Organizimi i kurseve të gjuhës dhe kualifikimeve shtesë të nevojshme.

Mbështetje gjatë proçesit të bashkimit familjar.

Rreth nesh

Në emër të ekonomisë bavareze.

Ne jemi unioni qëndror, i pavarur që përfaqësojmë interesat e të gjithë sektorëve të ekonomisë bavareze dhe përfaqësojmë mbi 200 shoqata punëdhënësish dhe të ekonomisë si dhe anëtarë me status të veçantë.

Në degët e bashkësive të anëtarëve të VBW në të gjithë Bavarinë janë aktiv rreth 4,8 milionë të punësuar me sigurime shoqërore të detyrueshme. Ata përbëjnë afërsisht 90% të të gjithë të punësuarve në landin federal të Bavarisë.

vbw (Shoqata e Industrisë Bavareze) ecën me kohën. Ne jemi të shpejtë, fleksibël dhe preçizë.